
Kryeministri Edi Rama është takuar gjatë vizitës në Nju Jork me kryetarin e bordit dhe komitetit ekzekutiv të Turkish Airlines, Ahmet Bolat.
Mësohet se në qendër të diskutimeve mes Bolat dhe Ramës ka qenë zgjerimi i flotës së “Air Albania” me dy avionë të tjerë.
Turkish Airlines dhe Air Albania prej vitesh kryen fluturime në shumë qytete evropiane, kryesisht në Itali, Angli dhe Tiranë-Stamboll.
Bolat deklaroi se planifikon të forcojë flotën, e cila aktualisht përbëhet nga 3 avionë Airbus, me 2 avionë shtesë vitin e ardhshëm. Pas takimit, ai i dhuroi Ramës librin “20 vite nga butiku në krye, 10 vite që do të vijnë”, i cili flet për rrugëtimin e kompanisë në 20 vitet e fundit.
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj ndodhen në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku Shqipëria ka presidencën e Këshillit të Sigurisë.