Lapaj sqaron: Sot jemi lëvizje, parti do bëhemi në 2025 ose në 2030, ose po shkuam në zgjedhje të parakohshme

19 Shtator 2023, 21:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Adriatik Lapaj

“Shqipëria Bëhet” është lëvizja më e re politike në vendin tonë e themeluar nga avokati Adriatik Lapaj.

Ai ka sqaruar se formacioni nuk është ende parti politike, por teksa moderatorja Eni Vasili e ka pyetur se si do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve nëse nuk ka vota në parlament, ai tha se nuk përjashtohet mundësia të garojë në zgjedhje.

Kjo sipas Lapajt do të varet nga vullneti i popullit.

“Ky është rrugëtim. Një ditë do të përballemi edhe në zgjedhje, nuk e fshehim ne. Do përballemi në zgjedhje dhe qytetarët do të jenë përballë dy modeleve, atyre që duan t’i mbajnë peng.

Nëse qytetarët e thonë, Adriatik na përfaqëso, mund të përballemi edhe në 2025-ën në zgjedhje, mbase edhe në 2030-ën. Ndoshta shkojmë edhe në zgjedhje të parakohshme, nuk i dihet”, deklaroi ai në emisionin “Open”.

Video