Përsëritja e zgjedhje për kryebashkiakun e Kukësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 25 mln lekë.
Kreu i KQZ-së u shpreh se nuk kanë kërkuara para shtesë në buxhetin e KQZ-së, pasi sipas tij “ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”.
“Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, tha Celibashi.
KZAZ do të përbëhen
Në 37 QV 4 anëtarë i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL.
Në 37 QV përbërja do të jetë: 3 anëtarë PS, 3 anëtarë PD dhe 1 PL.
Janë në total 45 828 qytetarë me të drejtë vote, që të dielën i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e Kukësit. Ata do të kenë vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë.
Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Zgjedhjet në Kukës zhvillohen pas skandalit që përfshiu ish kryebashkiakun Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet e 14 majit. Aktualisht Gjici ndodhet në burg.