Kryeministri Edi Rama ka çelur sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria është për herë të parë drejtuese e kësaj mbledhjeje.
Rama ka prezantuar të ftuarit, liderat e 50 shteteve, si dhe presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky, i cili është ftuar të mbajë një fjalë në mbledhjen e sotme. Rama ka prezantuar edhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili do të flasë në cilësinë e përfaqësuesit të OSBE.
Por përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit ka kundërshtuar pikërisht dy vendimet e fundit, duke thënë se Presidenca Shqiptare po shkel praktikën e Këshillit të Sigurisë pasi nuk duhet të miratojë rendin që i jep të drejtën Zelenskyt, por edhe Osmanit të flasin në mbledhje.
Midis Ramës dhe përfaqësuesit rus ka patur një debat të shkurtër, derisa është vendosur të nisë mbledhja.
DEBATI:
Përfaqësuesi rus: Nxituat të thoni, pro vendos. Kemi dy pyetje, doja t’ju pyesja mbi ç’bazë do i jepni fjalën Zelenskyt, dhe mbi ç’bazë ftoni ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në cilësinë e kryetarit të OSBE.
Rama: Të gjithë antëarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin. Duaj t’ju kujtoj se paragrafi 38, i dokumentit presidencial, shprehet dhe citohet, kur anëtarë të rinj ftohen dhe mund të flasin përpara anëtarëve të këshillit nëse ky është rasti. E mbyll debatin. Ftesa për Presidentin Zelensky që të flasë është një konfirmim i plotë i paragrafit 38. Kjo do t’i japë mundësinë anëtarëve të tjerë t’i përgjigjen komenteve të tij.
Rama: Më herët Rusia ngriti të njëjtën çështje dhe mori argumente për precedentë të mëparshëm. Dua të sigurojë kolegët tanë rusë se ky nuk është një vendim i Presidencës Shqiptare, por është në përputhje të plotë me rregullat e Këshillit.
Rama: Sa i përket pyetjes së dytë, kam pak të vështirë të kuptoj ku është problemi, pasi OSBE luan rol të rëndësishëm, po përfaqësuesi i OSBE-së është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por nëse do ishit më i qartë ku është problemi do ju përgjigjem.
Përfaqësuesi rus: Pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës, këtu përshembull presidenti i Somalisë ka folur i pari. A ka precedentë të tjerë? Nëse sot ju miratoni vendimet, atëherë Presidenca Shqiptare do të përballet me një shkelje të praktikave të dukshme të Këshillit të Sigurimit. Anëtarët e KS kanë dëgjuar këto fjalë, ndërkohë që këtu ka një shkelje flagrante, pasi udhëtimi i presidentit për të ardhur në Nju Jork shihet si privilegj.
Përfaqësuesi rus: Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e presidentit ukrainas në këtë proces, por duhet bërë sipas rregullave. Sa i përket pjesëmarrjes së kryetarit të OSBE-së, kjo nuk ka të bëjë me shtetësinë e tij, ne kundërshtuam pjesëmarrjen e tij. Sipas parimeve të miratuara nga këshilli i përhershëm i OSBE-së, çdo kryetar ka detyrë të jetë në përputhje me mandatin e tyre. Nëse kryesia shqiptare këmbëngul të lejojë zotin Osmani të flasë sot, ai mund t’i japë zë vetëm qasjes së kësaj organizate që vetëm ka përkeqësuar situatën.
Rama: Gjithë ky leksion i juaji për shkeljen e rregullave në këtë ndërtesë është impresionues. Por Zelensky do të flasë, këtu, ka një zgjidhje për këtë: Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën.
Përfaqësuesi rus: Dua të tërheq vëmendjen tuaj se po drejtoni takimin, nuk po flisni si kryetar i Shqipërisë.
Rama: Sapo ju përgjigja pasi m’u drejtuat si kryeministri shqiptar, dhe pasi vazhduat të thoni gjëra të pasakta me procedurën këtu. Megithatë, le të vazhdojmë.
Përfaqësuesi rus: Zoti kryetar, në asnjëherë nuk ju drejtova si kryeministri i Shqipërisë, përmbahuni nga deklaratat politike.