Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia e Elbsanit ka shoqëruar një komisariat një 56-vjeçare, e cila u rapotua se fotografoi fletën e votimit.
Mësohet se qytetarja u denoncua publikisht nga kreu i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi.
Policia shton se votimi në qendrën e votimit në fjalë vazhdon normalisht.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:45, ka njoftuar anëtari i komisionit të qendrës së votimit nr 2321, në lagjen “5 Maj”, shtetasi I. P., se gjatë procesit të votimit, shtetasja M. C., 56 vjeçe, ka fotografuar fletën e votimit.
Shërbimet e policisë kanë shoqëruar në polici 56-vjeçaren, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Votimi në qendrën e mësipërme vazhdon normalisht.