Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Kam shumë shpresë, rezultati do të jetë surprizë!

11 May 2025, 09:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Voton në Tiranë kreu i PSD, Tom Doshi: Kam shumë shpresë,
Tom Doshi

Kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka hedhur votën e tij te shkolla "Kongresi i Lushnjes", në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri.

Duke folur për mediat, Doshi tha shpreson në një rezultat surprizë për PSD-në në të gjithë Shqipërinë. Doshi la hapur mundësinë për koalicion me Partinë Socialiste. 

"Është dita më re rëndësishme për katër vitet e ardhme. Sot nuk mund ta përcaktoj rezultatin, por kam shumë shpresë se rezultati do jetë një surprizë për PSD-në në të gjithë Shqipërinë. Me zotin Berisha nuk bëj koalicion, përsa i përket PS-së, do shohim ecurinë e rezultatit", tha Doshi.

 


Video