Berisha denoncon “krimineli” Vullnet Sinaj blen vota, i përgjigjet biznesmeni: Je buf kënete

10 Maj 2025, 21:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar të paktën tre raste ku pretendon se eksponentë socialistë po shpërndajnë para në këmbim të votave, mesazhe që i kanë ardhur përmes qytetarëve.

Në një prej këtyre denoncimeve, Berisha akuzon kandidatin socialist Vullnet Sinaj, duke thënë se po shpërndan para me zarfa në disa pika përmes njerëzve të tij në Vlorë.

Akuzave të Berishës i është përgjigjur edhe Sinaj, duke e quajtur atë si “buf kënete”.

Denoncimi i Berishës:

Krimineli Vullnet Sinaj blen vota!

Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar.

Lexoni denoncimin e qytetarit digital!

I nderuar Doktor! E para uroj te kemi nje fitore sa me te thelle. Po ju dergoj nje informacion shume te sakte dhe teper sekret per ne territorin e Bashkise Selenice dhe lumin e vlores. Deputeti Vullnet Sinaj me armaten e tij te kamufluar, mbreme kane bere listat e fundit per shperndarje te zarfave ne zone dhe sot do bejne veprimet e tyre. I pari qe jane listat eshte karburanti ne Peshkepi me emrin Mesa oil i shtetasit Mirosh Hoxhaj. Kryatari partise ne Vllahine Florjan Muça ka marre listat mbreme me zarfat qe mund te kapen ne flagrance. Soklo Hodaj ne selenice dhe biznesi ne vlore kane marre lista me zarfat. Engjelush Bellaj njehkosisht babai i kryetarit bashkise selenice ne zone dhe ne biznesin e tij ne vlore do gjeni lista me zarfa. Menaxheri kryesor i big market Arsen Devollaj e keni ne zone te lumit vlores dhe ne bregdet ne himare me zarfat. Te lutem denoncoje ne menyre sekrete jo ne polici se kane mbeshtetje pi shikoj vete mundesine duke me ruajtur dhe mua anonimitetin.

Reagimi i Vullnet Sinaj:

Sali, besoja që Edi Rama e ekzagjeronte kur na argumentonte që ti je vertet një Buf kënete (se ai e ka bindje që ti ke kaluar metamorfozë nga njeri në buf) por me këtë që lexove për mua, kam shumë frikë se ai ka të drejtë!

Zarfat e vetëm të këtyre zgjedhjeve o Buf i kënetës janë ato që kanë ardhur me DHL nga diaspora, të tjerat janë ALIBIA jote e turpshme e humbjes numër 100!

Do mundesh keq këtë herë Sali, shumë shumë keq!

Video