
Një pjesë e madhe e fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve parlamentare është fokusuar në rrjetet sociale.
Një monitorim i kryer ndaj kandidatëve gjatë periudhës së fushatës, ka zbuluar se lideri i demokratëve, Sali Berisha kryeson për nga numri i postimeve me rreth 1000 të tilla në Facebook dhe Instagram.
Ai ndiqet megjithatë nga dy socialistë, Blendi Gonxhja dhe Damian Gjiknuri me një numër të konsiderueshëm postimesh, përkatësisht 777 dhe 664, ndërsa në vendin e pestë vejn kryesocialisti Edi Rama.
Por monitorimi zbulon se disa prej kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje, nuk janë aq entuziastë të rrjeteve sociale. Ndër ta janë Genti Lakollari, Edison Doçi dhe Briseida Çakerri me një numër postimesh që varjon nga 11 në 15.
Top 10 kandidatët me më shumë postime:
Sali Berisha – 995 postime
Blendi Gonxhja – 777
Xhelal Mziu – 691
Damian Gjiknuri – 664
Edi Rama – 660
Ardit Bido – 623
Taulant Balla – 586
Aulon Kalaja – 576
Gazment Bardhi – 569
Mirela Kumbaro – 561
Kandidatët më pak aktivë:
Genti Lakollari – 11 postime
Edison Doçi – 12
Briseida Çakerri – 15
Elsuida Vila – 16
Liljan Idrizaj – 16
Iris Luarasi – 21
Shkëlqim Bullari – 24
Genti Çela – 26
Xhenis Çela – 26
Vasil Sterjovski – 28