
Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, ditën e djeshme tërhoqi vëmendjen e publikut dhe u bë shpejt viral në rrjetet sociale.
Teksa Olta Xhaçka mbante fjalimin e saj, reagimi i Braçes u komentua gjerësisht në media.
Përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Braçe sqaroi se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën apo me atë që po thoshte ajo, por ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që, sipas tij, i kishin shkuar pranë fytyrës.
Reagimi i Erion Braçes:
“Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!
Zgjodha veç këta dy televizione lajmi sepse mbajne edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS;
Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shemtuar;
Nuk kishte asgje ne reagimin tim te lidhur me fjalen e koleges Olta Xhacka;
Me erdhi kamera para fytyres dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj:
Nuk e doja e as e dua ate vemendje!!
Kaq e thjeshte!
Dhe po kaq thjeshte prodhohet nje gje kaq e shemtuar e qe realisht nuk ka lidhje me te verteten e qe te ben te ndihesh vertet keq!”