Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka votuar nga burgu i Fierit.
Ai është shfaqur në kamera për herë të parë që prej arrestimit të tij në shtatorin e vitit të kaluar kur u dënua me një vit burg.
Në një prononcim për mediat ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, një nga mënyrat, sipas tij, për të shëruar Shqipërinë.
“Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik, por edhe për të më marrë mandatin, atë që kisha, por edhe mandatin si drejtues politik i Elbasanit dhe për të më privuar nga pasioni im i madh. Ky është jo vetëm privim, por një mungesë e madhe.
Të fokusohemi te mesazhi dhe mesazhi është ky: Vota masive, votoni... votoni. Ky proces është ilaçi për të shpëtuar Shqipërinë.
Këtu jam i kufizuar dhe nuk kam mundësi kontakti me persona të tjerë. Ju e dini se kudo në botë të burgosurit përgjithësisht votojnë për opozitën, ndërsa në masë të madhe votojnë për qeverinë. Kjo tregon për mënyrën sesi votojnë në Shqipëri.
Lejet janë bllokuar për të gjithë të burgosurit një ditë para se unë të merrja leje. E shqetësonte kjo pjesë qeverinë. Pasi të dal besoj se do të jem edhe më aktiv në aktivitetin politik. Kjo është një hakmarrje personale e Edi Ramës. Njerëzit paguajnë në cirk për të parë shimpanzetë, ai është i vetmi shimpanze që del nëpër Shqipëri dhe jep shfaqe. Ai është një kryeministër që mendonn se njerëzit janë të gjithë kavie”, tha Salianji.
View this post on Instagram