VIDEO/ “Nuk i është përgjigjur Rama në telefon", Peleshi "KYÇ" datën e mbledhjes së Komisionit të Mandateve!

19 December 2025, 17:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ “Nuk i është përgjigjur Rama në telefon",
Gazment Bardhi/ Niko Peleshi

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momentet e fundit të mbledhjes së sotme në Këshillin e Mandateve teksa po diskutohej për imunitetin e Belinda Ballukut.

Në video duket Gazment Bardhi teksa në fund të mbledhjes i kërkon Niko Peleshit, kreu të Kuvendit, të caktojë datën e mbledhjes së radhës së Komisionit të Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e Ballukut, pasi seanca e sotme u shty, por Peleshi nuk caktoi një datë.

“Kur është mbledhje tjetër? Kur është?”, dëgjohet Bardhi të kërkojë llogari nga Peleshi.

Ndërkaq teksa ky i fundit largohet nga salla, Bardhi me ironi thotë: Nuk i është përgjigjur Rama në telefon dhe do ta shtyjë derisa të themi datën.


Bardhi shprehet se me firmat e deputetëve opozitarë mund të mblidhet sërish komisioni i Mandateve që nesër.


Video