Benet Beci “kyç” gojën pas daljes nga SPAK!

19 December 2025, 17:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Benet Beci “kyç” gojën pas daljes nga SPAK!
Benet Beci

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për rreth dy orë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci është përballur me gazetarët, por ka “kyçur” gojën para tyre, duke mos bërë asnjë prononcim mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Kujtojmë që kryebashkiaku socialist është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024.

Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.


Video