Fatbardh Kadilli “hakmerret” ndaj Edi Palokës, tregon kujt i dha votën

6 May 2022, 22:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fatbardh Kadilli “hakmerret” ndaj Edi Palokës, tregon kujt i
Fatbardh Kadilli

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tregoi mbrëmjen e sotme se përse nuk votoi Edi Palokën për kryetar të Këshillit.

Ai tha në “Zonë e Lirë” se vota e tij shkoi për kandidaten Eleina Qirici, pasi Paloka sipas tij ka pohuar se ka ndikuar në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar.

“Unë vetë votova për Eleina Qiricin. E di pse? Sepse Paloka ka deklaruar se ka futur duart në procesin zgjedhor për kryetar partie në qershor të vitit të kaluar”, u shpreh Kadilli.

Edi Paloka u zgjodh sot kryetari i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 132 vota pro.


Video