Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani thotë se Shqipëria nuk përfiton asgjë nga marrëveshja e emigrantëve me Italinë, përveç se merr përsipër një rrisk të madh.
Sipas tij, kampet e emigrantëve rrezikojnë të kthehen në celula për trajnimin e terroristëve. Ai tha në emisionin “Open” se në kampet e emigrantëve të Greqisë regjistrohen vazhdimisht ngjarje të rënda si përdhunime dhe trafikim i qenieve njerëzore.
“Mund të kthehen në celula për trajnimin e terroristëve. Aty shkon polici dhe nuk i kupton se ata flasin gjuhë tjetër, nuk flasin shqip. Problemet shëndetësore janë shqetësim i madh në këto kampe. Ne kemi rastin e Muxhahedinëve, nuk ke kontroll në ato territore. Në Greqi, në kampet e refugjatëve ke trafik të njerëzve, ke përdhunime të grave dhe fëmijëve që ndodhen aty.
Italia ka një përgjegjësi, është një shtet më i madh se ne, ka përgjegjësi ndaj BE-së. Në këtë temë, ka rrisqe, ka kosto dhe nuk fitojmë asgjë”, u shpreh Shabani.