Kërkon leje për t’u betuar, Gjykata e Lartë: Kërkesën e Belerit do e shqyrtojë GJKKO

7 November 2023, 13:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkon leje për t’u betuar, Gjykata e Lartë:
Fredi Beleri në sallën e gjyqit

Gjykata e Posaçme dhe Gjykata e Durrësit kishin shpallur moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Gjykata e Durrësit ia kishte kaluar çështjen për shqyrtim Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit vendosi t'ia kalojë GJKKO.

Më 26 qershor GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për leje për t'u betuar.

Beleri paraqiti lejen në 3 institucione në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në Këshillin Bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00. GJKKO sqaroi se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh. 


Video