Berisha nën hetim nga SPAK, Fevziu: Nuk besoj se është fajtor për një vendim kolegjial

6 Nëntor 2023, 20:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetari Blendi Fevziu

Gazetari i njohur Blendi Fevziu beson se ish-kryeministri Sali Berisha nuk është fajtor, sa i përket vendimit të marrë gjatë qeverisjes së tij për ish-pronarët, pasi vendimi ndonëse ka favorizuar dhëndrin e tij, është vendim kolegjial.

Fevziu tha se nuk e ka parë të plotë dosjen prej 5 mijë faqesh dhe nuk mund të flasë për akuzat ndaj dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezit, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Sipas Fevziut, SPAK ka goditur nga opozita, për të balancuar disi pas shumë arrestimeve nga maxhoranca.

“Është nisje hetimi, nuk ka marrje nën akuzë, do të thotë që mund të dalë i fajshëm apo i pafajshëm. Aq sa e kam parë unë çështjen, mendoj që kryeministri për vendimet kolegjiale gjatë qeverisjes së tij, nuk mund të mbajë përgjegjësi. Nëse kryeministri merret fajtor për këtë çështje, çdo kryeministër mund të merret fajtor.

Sa i përket çështjes së dhëndrit të tij, di që është pronar dhe i di peripecitë që ish-pronarët kanë, por raportet me palët nuk i di, besoj që do i sqarojë personi vetë. Çështja jep edhe një kosto politike. Goditje ndaj opozitës pritet të kishte. Po t’i hyjmë çështjeve nga maxhoranca nuk mbarojmë dot. Berisha nuk është nën akuzë. Sali Berisha ka 33-vjet në këtë vend, nuk është njeri që ikën. Aq sa e kamë parë dosjen, se është rret 5000 faqe”, tha Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”.


Video