Rama sërish në Itali, pritet nga Meloni

6 Nëntor 2023, 15:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku po zhvillon një vizitë pune.

Rama është pritur nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në vizitën e tij të tretë brenda një viti.

Është e paqartë se cili është qëllimi i vizitës së Ramës. Kujtojmë se kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se Italia është shumë pranë njohjes së pensioneve të emigrantëve.

Ndërsa në media shpesh është përfolur për një marrëveshje mes Shqipërisë për të çuar me tubacion ujin në jug të Italisë, si dhe propozimin e Ramës për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri.

“Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të hënën një vizitë pune, në Itali, ku u prit nga Kryeministrja Giorgia Meloni. Pas takimit, të dy kryeministrat do të kenë një komunikim për mediat”, njofton Kryeministria.


Video