Tenderi 400 milionë Euro i Porto Romanos në SPAK/ BIRN: Si dësht...
19 Maj, 09:17Fokus
Pak minuta ka zgjatur marrja në pyetje në SPAK për deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.
Për gazetarët, ai mohoi që të ketë qëlluar me grusht deputetin e PS-së, Sinajn. Ai tha se vetëm e tërhoqi, pasi të njëjtin veprim bëri dhe socialisti.
Nallbati: Nuk kam qëlluar njeri, më tërhoqi dhe e tërhoqa. Në parlament ndodhin gjëra më të turpshme....
Ai u pyet edhe nëse kryedemokrati Sali Berisha do paraqitet në GJKKO. Ja përgjigjia e deputetit:
"Nuk jam sekretar i Berishës...."
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati u paraqit sot në SPAK, pasi është kallëzuar nga Partia Socialistë për dhunë ndaj deputetit Vullnet Sinaj, pasi u konfliktua me të në Kuvend.