Meta sërish te zyrta e Berishës, një ditë pas kaosit në Kuvend

3 Nëntor 2023, 18:25Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta sërish te zyrta e Berishës, një ditë pas kaosit në

Një ditë pas përplasjes në Kuvend, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar këtë të premte në zyrën e Sali Berishës.

Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar në këtë takim, por kujtojmë deklaratën e Metës se lidhur me protestën që po zhvillojnë në Kuvend deputetët e opozitës, Partia e Lirisë ka deklaruar se e mbështet, por deri tani nuk janë parë të bëhen pjesë e konfrontimeve fizike.

Një ditë më parë Kuvendi u kthye sërish në një arenë përleshjes, ku deputetët e opozitës bllokuan zhvillimin normal të seancës, duke hedhur tymuese dhe rrëzuar karriget.

Berisha dhe Meta kanë paralajmërua gjithashtu disa herë rikthimin te protestat në rrugë.


Video