Goditi me grusht Vullnet Sinën, Bledion Nallbati në SPAK (VIDEO)

6 Nëntor 2023, 09:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Nallbati pak ditë më parë u kallëzua nga PS për goditjen ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Më 30 tetor seanca parlamentare në Kuvend u shoqërua me përplasje të forta sa degradoi deri në konflikt fizik.

Në momentin që Vullnet Sinaj, nga pala e maxhorancës, ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, dhe më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili i mbylli mikrofonin Sinajt e më pas tentoi ta grushtojë.

Ngjarja mori reagime të shumta ndërkohë që edhe PD ka bërë kallëzim për deputetin socialist Vullnet Sinaj, po për të njëjtën situatë.


Video