A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri Edi Rama i bën thirrje shoferëve në vend të evitojnë lëvizjet e panevojshme si dhe “të respektojnë me përpikmëri” rregullat e qarkullimit rrugor, pas motit të keq në vend.
Në një postim në Facebook, Rama thotë se strukturat shtetërore dhe grupet e punës janë në terren.
Postimi i Ramës:
Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor