PLAS në emision/ Ish-deputeti Haklaj akuza analistit: Ju keni shkatërruar familjen Hyka në Francë!

6 Nëntor 2023, 13:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Breaking në Top News

Në studion e Breaking në Top News debati mes të ftuarve ka degraduar në fyerje dhe sulme personale.

Ish-deputeti i PD-së Azgan Haklaj është përplasur me analistin Genc Burimi.

Teksa Haklaj po fliste për “doktrinën e Bashës”, Burimi u shpreh i fyer që merr pjesë “në një emision me figura politike”. “Unë nuk jam militant, këto janë kongrese politike. Kam një orë me këtë zotëri dhe Trekëndëshi i Bermundës është thënë 100 herë”, tha ai.

Ta them 100 herë, sepse trekëndëshi i Bermundës po të mban peng. Ti nuk je militant partie, por ti paguhesh nga foltorja dhe ti je ai që ke shkatërruar edhe familje në Francë. Ke shkatërruar familjen e Tefik Hykës. Ti që del e flet aty për moralin. Po ta kujtoj familjen Hyka çfarë i ke bërë! Dhe je një merecenar që paguhesh nga Foltorja", iu përgjigj Haklaj.

Për shumë shihni videon e Top News!


Video