AFERA e ish-kompleksit “Partizani”/ Sali Berisha i thotë JO thirrjes së SPAK-ut: Të njoftojnë Kuvendin!

6 Nëntor 2023, 10:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet që të merret në pyetje sot nga SPAK, për çështjen e tij të hapur për dosjen Partizani.

Ai tërthorazi dha përgjigjen se nuk do të shkonte në seancë.

Është shkelje flagrante e Kushtetutës. Nëse për një deputet shkelet Kushtetua, imagjino se çfarë bëhet për një qytetar të thjeshtë.

Rama kërkon që të vendosë, siç ka vendosur deri në fund pushtetin personal. Në qëndrimet e mia nuk ka asgjë personale, përveç mbrojtjes së Kushtetutës.

Ajo ka përcaktimet e veta. Në 2012 dërgova ligjin për t’i hequr çdo lloj mbrojtje deputetit, por u kalua e drejta e hetimit. Që nesër jam i gatshëm që të votoj këtë ligj”, tha Berisha.


Video