Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar me një shkresë Gardën e Republikës për deputetët opozitarë që nuk duhet të lejohen të jenë pjesë e aktiviteteve parlamentare.
Shkresa vjen në një kohë kur deputetët e PD-së hynë me forcë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit duke kaluar mbi kangjella apo duke hyrë nga dritaret e katit të parë.
Në shkresën e Kuvendit dejtuar Gardës, njoftohet se deputetët e përjashtuar, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Saimir Korreshi, nuk duhet të lejohen të jenë pjesë e aktiviteteve parlamentare.