Ermal Nufi “kundër” Pirro Vengut - Anulon tenderin 7.6 milionë e...
15 Prill, 20:46Fokus
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ironizuar sjelljen e një grupi deputetësh nga opozita, të cilët ditën e sotme tenduan të hyjnë në ambientet e Kuvendit nga dritaret dhe kangjellat.
Teksa ka shpërndarë fotografitë e tyre në rrjetet sociale, Braçe me ironi shkruan me dialekt verior, duke e quajtur ditën e sotme në Kuvend, si një ditë të “veqantë” dhe “lexhendash”.
Ai më tej shkruan se tani “është e qartë” pse “Alpana” duke iu referuar Albana Vokshit, “nuk hyri nga penxherja”.
Postimi i Braçes:
DITË E VEQANTE NË KUVEND;
DITË LEXHENDASH!
BRAVO JU QOFTË, SALIHU JU DO!
VO: tani është e qartë pse Alpana nuk hyri nga penxherja!