Do marrë 36 mijë afrikanë, kryebashkiaku i Lezhës: Zezakët kanë më shumë shanse të fitojnë se raca ariane e PD-së

7 November 2023, 18:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do marrë 36 mijë afrikanë, kryebashkiaku i Lezhës:
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar për herë të parë pas lajmit se në bashkinë e drejtuar prej tij do të strehohen mijëra emigrantë ilegalë nga Afrika.

Në një reagim në Facebook, Ndreu ironizon opozitën duke i quajtur si “racë e bardhë ariane” që janë shqetësuar për “zezakët nga Afrika”.

E pavarësisht kësaj gjuhe të përdorur prej tij, Ndreu vijon duke thënë se afrikanët e Lezhës kanë më shumë shanse të vijnë në pushtet sesa opozita shqiptare.

Ai më tej thotë se Lezha do i mirëpresë afrikanët ilegalë, dhe sugjeron se shumë qytetarë “do bëjnë lekë” nëse punojnë për trajtimin e tyre.

Postimi i plotë i Ndreut:

Po lexoj që raca e bardhë ariane e shtatë PD-ve pa vulë, po ama akoma me nam e me nishan, ka hallin e zezakëve nga Afrika që do pushtojnë kalanë e Lezhës dhe pastaj do marrin pushtetin në Shqipëri!

Dua t’iu them që e para mos i qajë kush hallin Lezhës sepse priti 4000 afganë dhe nuk u prek një fije bari, perkundrazi kush punoi për trajtimin e mirë të tyre bëri lekë nga puna. E dyta mos u merrni me ngjyrën e lëkures së të tjerëve po shikoni më mire ziftin e zullumeve që ju kanë bërë të pavotushëm.

E fundit, në një pikë keni të drejtë: Edhe ata që do vijnë në Lezhë nga Afrika përmes Italisë kanë më shumë shanse ta marrin pushtetin në Shqipëri se sa ju! Këtu as unë s’kam argument kundër, kështu që kujdes mos grisni edhe pantallonat kur kacavirreni nëpër penxheret e Kuvendit siç griset në shtatë copa flamurin e PD-së!

Me dashuri nga Lezha mikpritese

Do marrë 36 mijë afrikanë, kryebashkiaku i Lezhës:
Postimi i Ndreut

Video