Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka përshëndetur rezolutën e SHBA-së për të dënuar sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka thotë se është thelbësore që Irani të japë llogari për veprimet e tij.
“Mirënjohës për Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain për paraqitjen e rezolutës që dënon sulmet kibernetike kundër Shqipërisë. Është thelbësore që Irani të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Ne mirëpresim mbështetjen e Kongresit të SHBA-së dhe përgëzojmë punën e Grupit Parlamentar të Shqipërisë, shkruan ministrja Xhaçka.
Grateful to @RitchieTorres @Robert_Aderholt @jahimes @RepLisaMcClain for submission of resolution condemning cyberattacks against ????????. It is essential that ???????? be held accountable for its actions. We welcome the support of the USCongress ???????? & commend the work of the ???????? Caucus. pic.twitter.com/FhK4BdwFgz
— Olta Xhaçka???????? (@xhacka_olta) October 9, 2022