Berisha kërkon të përdoren “Facebook”, “Instagram” dhe “Tik tok”: Janë armë e fuqishme në duart tona

9 October 2022, 12:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha kërkon të përdoren “Facebook”,
Sali Berisha

Gjatë një konference për zgjedhjet vendore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar për të pranishmit edhe se si duhet tërhequr ai që njihet si “elektorati gri”.

Berisha kërkoi takime, të cilat i konsideroi si rrugën kryesore për të bindur njerëzit dhe së dyti të përdoren më shumë rrjetet sociale.

“Ne si parti operojmë në kushtet kur mediat kryesore i kontrollon qeveria. Kur burimet financiare i ka qeveria. Por atë që nuk e ka në dorë qeveria, vendimin tonë për të përmbushur misionin që kemi. Dhe në këtë mision, takimi me qytetarët është rruga kryesore e jona për të bindur të tjerët.

Të takojmë, të takojmë, të takojmë. Njerëzit e lirë që diskutojnë për probleme, për vlera, për zgjidhje dhe alternativa janë njerëz me ideale dhe janë njerëz të cilët arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Ne nuk kemi mjete të tjera. Ne duhet të takojmë çdo ditë, secili prej nesh duhet të ketë një kuotë të caktuar, t’i përkushtohet këtij misioni.

Së dyti e kam theksuar dhe e theksoj. Një armë shumë e fuqishme në duart tona që përdoret shumë më pak seç duhet janë mediat sociale, Facebook, Instagram, TikTok. Pse kjo? Çfarë tregojnë studimet e tyre? Ne sot partia në pushtet na dominon. Ata kanë dyfishin, trefishin e postimeve krahasuar me ne.

Të gjithë makineria e tyre. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është 2 herë më i lartë për opozitën. Kjo kërkon që çdo ditë ne të flasim në mediat sociale, ne të shkruajmë në rrjetet sociale, ne të kritikojmë alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë ndër 45 vjeç mjeti kryesor i komunikimit. Pra nëse duam të ecim drejt shtresës gri pa të cilën nuk fitojmë, nuk fitohet.

Jo! Ata janë, aftësia jonë për të tërhequr ata përcakton fitoren. Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që gjithsecili nga ne të ketë një program ditor. Çdo grupseksion dhe seksion të ketë një program ditor. Çdo anëtar i joni të bëjë takime”, tha Berisha.


Video