“Deti” dhe pronat e minoritetit, zbardhet takimi Rama-Mitsotakis në Pragë

8 October 2022, 09:46Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Deti” dhe pronat e minoritetit, zbardhet takimi Rama-Mitsotakis
Në foto: Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis janë takuar gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë.

Diskutimet mes tyre janë shtrirë në disa drejtime. Sipas mediave greke, Kryeministri Mitsotakis nënvizoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri.

Në fokus ka qenë çështja e pronave. Kryeministri grek theksoi vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve.

Për këtë ai theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë. Gjatë takimit, dy liderët shkëmbyen mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Mitsotakis nënvizoi mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian.

Ata diskutuan edhe në lidhje me efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit.

 


Video