Sondazhi e nxorri si politikanin më të urryer nga shqiptarët, Meta: Dua të bëhem kryeministër, do rri edhe 25 vite në politikë

8 October 2022, 19:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sondazhi e nxorri si politikanin më të urryer nga shqiptarët,
Ilir Metaj

Në një sondazh të publikuar nga EuroNews Albania një ditë më parë, kreu i PL-së, Ilir Metaj doli si politikani më i urryer në Shqipri, ku 90.7% e të targetuarve e kanë vlerësuar negativisht. 

Por, pavarësisht kësaj, Metaj ka deklaruar se do të qëndrojë në politikë dhe për një kohë të gjatë dhe se kërkon që të bëhet kryeministër. 

“Unë pas dy vitesh nuk e di ku e shoh veten, por aktualisht e shoh veten sikur e kam nisur nga e para. Patjetër unë do t’i kaloj të gjitha ato shkallët që i kam kaluar një herë pa asnjë diksutim. Më keni këtu edhe 25 vite, shumë aktiv në jetën politike dhe gjithmonë i hapur për llogaridhënin. Do jem i hapur e transparent.

Dhe kam një mesazh për shqiptarët, më jepni fuqi që t'iu jap llogari. Se nuk mund t'i kërkoni llogari një personi që si jepni fuqi. Më ndodh shpesh, më thonë jo po Fatosi, jo po Berisha, jo po Rama. Nëse i jep votat atje, s’mund të më kërkosh mua llogari. E shoh veten në çdo pozicion edhe kryeministër, President vetëm pas 25 vitesh.” tha Meta për “Kjo Javë”.


Video