Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush është e reja që zë vendin e saj në Parlament

30 October 2025, 12:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dorëheqja e deputetes socialiste, ja kush është e reja që
Briseida Çakërri

Briseida Çakërri, nga lista shumëemërore e PS në qarkun e Vlorës, është betuar sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ajo zuri karrige në Parlament, pasi ligjvënësja socialiste Brunilda Mersini dha dorëheqjen nga mandati, pasi kandidon në garën për kreun e Bashkisë Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

“I jepet mandati i deputetit nga lista shumëemërore e PS, Briseida Çakërri”, tha zv.kryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu.

“Ftoj deputeten e re për të bërë betimin”, shtoi ajo. 


Video