Enkelejd Alibeaj ka anuluan mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, ku do të përzgjidhen kandidaturat për Presidentin e ri për t'u çuar në Kuvend ku do të votoheshin në raundin e dytë.
Në mesazhin drejtuar deputetëve kuptohet se anulimi i mbledhjes ka ardhur pas ndryshimit të qendrimit nga ana e PS-së. Mazhoranca tha sot se opozita ka drejtën të sjellë vetëm një kandidaturë, ndërsa PD kërkon të çojë katër emra. Gjithashtu mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka shpërndarë ditën e sotme një qëndrim ku sqaron se PS nuk do të bashkojë firmat me demokratët për të arritur kuorumin e nevojshëm prej 20 votash për çdo kandidat për president.
“Pëshëndetje! Pas ndryshimit të qëndrimit të PS lidhur me procesin e zgjedhjes se presidentit, mbledhja e sotme e grupit nuk do të zhvillohet!”, thuhet në mesazhin që u ka mbërritur deputetëve.
Alibeaj pritet të dalë me vonë në një deklaratë për mediat për të sqaruar anulimin e mbledhjes. Dje, 26 deputetët e pranishëm propozuan 8 emra, nga të cilët do të përzgjidheshin 4 për t’iu paraqitur më pas Socialistëve.