"Lavire Bulevardi", Berisha sulmon sërish Ina Ramën: Pjesë e puçit të dështuar të 21 Janarit

20 May 2022, 15:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Lavire Bulevardi", Berisha sulmon sërish Ina Ramën:
Sali Berisha dhe Ina Rama

Një prej emrave të propozuar nga deputetët e opozitës për presidentin e ri është dhe ai i ish-kryeprokurores së Përgjithshme Ina Rama. 

Mbi kandidaturën e mundshme të saj, është pyetur sot nga gazetarët dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili duket se nuk ka ndryshuar qëndrim për Ina Ramën që prej vitit  2011, kur atëherë ajo mbante postin e kryeprokurores dhe Berisha e quajti "lavire Bulevardi". Berisha është shprehur sot kundra kandidaturës së Ina Ramës për Presidente, pasi sipas tij, ajo ka marrë pjesë aktive në pucin e dështuar të 21 Janarit.

"Ina Rama mori pjesë aktive në pucin që dështoi më 21 janar. Ajo ndërmori një akt të dekapitimit të Gardës të zinxhirit të komandës me qëllimi e vetëm që dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e dytë, pra ka kryer veprimtari antikushtetuese që nuk parashkruhet kurrë. Këto janë komentet e mia për këtë zonjë”, ka deklaruar Berisha.


Video