Vështirësitë për të dëgjuar të gjithë CD-të me audio-regjistrimet e seancës paraprake në burg, kanë bërë që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të kërkojë të ketë “Diellën” në qeli.
Beqaj pretendon se nuk është njoftuar për akuzën sipas ligjit.
“Me sa duket, më duhet një Diell... s’kam si t’ia bëj, ose të kem një kompjuter”, është shprehur ai me ironi.
Ish-ministri ka shfaqur kundërshtime edhe për seancën paraprake, ku akuza ndaj tij u rikualifikua nga “shpërdorim detyre në bashkëpunim” në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.
Beqaj: Procesverbalet që më keni dhënë janë të paplota.
Gjyqtarja: Ato janë shënime të përmbledhura, keni CD-të.
Beqaj ka lexuar procesverbalet e seancës paraprake, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura.
“E pyeta gjyqtaren: më thuaj, sa kam vjedhur? Dhe ajo ka përdorur si argument faktin që unë jam informaticien dhe i vëmendshëm në seancë”, ka shtuar ai.
Për këtë dosje, në gjykatë janë rreth 600 fashikuj, ose e thënë ndryshe, mbi 30 mijë faqe dokumentacion.