PD kërkesë Kuvendit: Të ngrihet komisioni hetimor "McGonigal" me kohëzgjatje 6 muaj

13 Tetor 2025, 17:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Selia e PD

Partia Demokratike depozitoi zyrtarisht në Kuvend shkresën me mbi 35 firmat e nevojshme për ngritjen e Komisionit Hetimor për lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me ish-zyrtarin e FBI Charles McGonigal.

PD kërkon hetim 6-mujor për këtë çështje në parlament, ndërsa sikurse ligji për komisionet hetimore e përcakton, kryetari i përket opozitës dhe në 11 anëtarë, 6 i përkasin mazhorancës.

Partia Demokratike përcakton se objekt duhet të jetë “verifikimi i ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin Charles McGonigal”.

Gjithashtu PD kërkon vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, korrektësisë dhe ndershmërisë në raportet e zyrtarëve shqiptar me zyrtarët e huaj.

PD kërkesë Kuvendit: Të ngrihet komisioni hetimor


Video