Tre persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar avokatin Sokol Mëngjesin, që njihet dhe si një nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berisha dhe inceneratorit të Tiranës.
Kjo ngjarje është bërë temë diskutimi edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Deputeti i PD-së Asllan Dogjani kërkoi që autorët të arrestohen sa më parë. Ngjarja u dënua dhe nga kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka.
“Një avokat është goditur me levë në mes të bllokut ditën e sotme dhe kjo tregon se bandat dhe krimi nuk kanë frikë nga ligji dhe se qytetarët janë të pasigurte në këtë vend. E dënoj këtë dhunë të ushtruar ndaj avokatit dhe i kërkoj organeve ligjzbatuese që personat përgjegjës të vihen para përgjegjësisë penale”, tha Asllan Dogjani
Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Bushka u shpreh se organet e rendit po punojnë për zbardhjen e saj.