Tunelet që “hanë” para’, 1.3 milionë euro për mirëmbajtje dhe si...
15 Nëntor, 16:14Fokus
Një ditë pasi në Kuvend u miratua vetëm me votat e mazhorancës rezoluta antikorrupsion dhe mirëqeverisje, Partia Socialiste nuk ka humbur kohë.
Në rendin e ditës së seancës parlamentare të së enjtes është futur edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm.
Kujtojmë që mazhoranca dhe opozita nuk ia dolën, që të bëhen bashkë për rezolutën kundër korrupsionit, ndonëse të dyja palët politike flasim me shqetësim kundër këtij fenomeni.
Në nisje të seancës plenare, opozita e priti me kaos kryeministrin, i cili u rikthye pas disa seancash mungese për t’i dhënë një mesazh kësaj të fundit.