"Ore kush je" Bardhi i përgjigjet Ramës: “Vëllai Olsit” na paska pyetur!

28 Maj 2024, 16:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së janë përplasur në distancë.

Ka qenë Rama i pari ai që ka publikuar në rrjetet sociale një video me pjesë nga debati i zhvilluar një ditë më parë në Kuvend ku është diskutuar mbi rezolutën e PS-së për luftën ndaj-korrupsionit.

Kreu i qeverisë ka postuar një video ku shihet Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali teksa nga Kuvendi i kujtoi Bardhit, deklaratat e tij në raport me Sali Berishën, ku në fillim e cilësonte si babai i Xenit, ndërsa tani sillet si djali i adoptuar i ish-Kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama krahas videos shtron pyetjet: “Kush je? Ore kush jeni? Kush janë në fakt?”.

Pas postimit nuk ka munguar as përgjigjia nga Bardhi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së në reagimin e tij shprehet se deputetët e opozitës nuk janë anëtarë të asnjë grupi kriminal, që vjedhin zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.

Postimi i Bardhit:

“Vëllai Olsit” na paska pyetur kush jemi?!

Mqs çdo shqiptar e dinë tashmë kush është Edi Rama dhe ekipi i tij ????, ky vetë duhet të dijë kush ne nuk jemi.

Ne nuk jemi Ols Rama, Arben Ndoka, Rrahman Rraja, Armando Prenga, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj, Elvis Rroshi, Agim Kajmaku, Valdrin Pjetri, etj. Nuk jemi anëtar të asnjë grupi të strukturuar kriminal, që qeverisë Shqipërinë prej 11 vitesh sipas parimit: “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”!


Video