Grupi Parlamentar i PD kundër rezolutës anti-korrupsion të PS!

27 May 2024, 13:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grupi Parlamentar i PD kundër rezolutës anti-korrupsion të PS!
Gazment Bardhi

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku diskutohet projekrezoluta e PS për anti-korrupsionin, u shpreh se opozita nuk do e votojë.

Ai tha se edhe për Arben Ndokën Rama thoshte se është deputet, por doli që porosiste vrasje.

Mes të tjerash ai tha se korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta.

Bardhi: Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë.

Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan.


Video