Takimi në Milano, Rama: Ndjesë mijëra shqiptarëve që mbetën pa u futur në sallë

26 Maj 2024, 20:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me shqiptarët e Italisë të organizuar në Milano në kuadër të turit me diasporën.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama falenderon shqiptarët për mikpritjen si dhe u kërkon ndjesë qytetarëve që nuk munden dot të futen në sallën e tejmbushur.

“FALEMINDERIT është fjala e rastit, po që në këtë rast nuk e thotë dot as së largu ndjenjën krejt të veçantë të kësaj dite të jashtëzakonshme shqiptarie në Itali. Përulësisht mirënjohës për emocionin e paharrueshëm dhe përulësisht ndjesë mijërave që mbetën pa u futur dot në sallën, që u mbush tej kapacitetit. Nuk do t’i harroj as fytyrat e shqetësuara të autoriteteve të sigurisë, që kishin frikën e ndonjë hataje nga mbingarkesa e shkallëve, teksa njerëzit kërkonin të hynin akoma më shumë. Ç’të bëja, u thashë qetësohuni, ne jemi ata të maleve mbi anije, as nuk kthehemi dot mbrapa as nuk na ndalon dot gjë të vazhdojmë përpara. E marr me mend ç’menduan, po s’po e them, rëndësi ka që kur u krye filluan të qeshin edhe ata. Shumë shumë shumë faleminderit”, shkruan Rama.

 

Video