Kuvendi ka miratuar sot me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste për "antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen".
Kuvendi është përfshirë në debate të forta gjatë diskutimit të projekt-rezolutës antikorrupsion dhe mirëqeverisjen të PS.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr-rezolutën që ai vetë propozoi duke deklaruar se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë.
Megjithatë opozita e "Rithemelimit" e ka bojkotuar votimin, ndërsa kundër kanë votuar deputetët Agron Shehaj dhe Dashamir Shehi.
Shumë opozitarë e kanë parë si të panevojshme nismën antikorrupsion të Ramës, teksa të tjerë e kanë quajtur si tentativë për të ndërhyrë në punën e SPAK që po godet të korruptuarit edhe nga radhët e socialistëve.