Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në dekretin e firmosur nga Begaj, bie në sy një detaj interesant, pasi në nenin 2 shkruhet: “Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella”.
Megjithatë, ajo që mbart pikëpyetje është mënyra se si presidenti do ta verifikojë pastërtinë e figurës së Diellës.
Kjo për faktin se me marrjen e dekreteve pasi të mandatohet qeveria, presidenti do të bëjë verifikimin e pastërtisë së figurës për ministrat e propozuar.
Mbetet e paqartë se si do të verifikohet "Diella", pasi kemi të bëjmë me një ministre të krijuar nga inteligjenca artificiale.
Ndoshta Begaj nuk ka çfarë t’i verifikojë figurës së Diellës, por duhet të garantohet që "Diella" është e pakorruptueshme dhe i plotëson parametrat që t’i lihen në dorë të saj prokurimet publike.