Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit!

12 September 2025, 12:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e ministrave të rinj të qeverisë.

Pritet që Begaj të dekretojë emrat e ministrave të rinj për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re dhe nisjes së punës nga kabineti.

Sakaq, ditën e sotme në orën 17:00 pritet që në Kuvend të kryhet betimi i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.


Seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë nisi ditën e sotme në orën 10:00, ndërsë të pranishëm në sallë ishin edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në vend, ndërsa në sallë nuk munguan as tensionet.


Video