“Deputetët në Kuvend jo thjesht për të pasur numrat”, Çuçi urdhër të prerë: Merrni pjesë në diskutime!

8 April 2024, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Deputetët në Kuvend jo thjesht për të pasur
Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Po kështu do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.


Video