Debate në Kuvend, Noka: Po talleni me shqiptarët, narkokryeministri e urren Parlamentin

29 September 2025, 14:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debate në Kuvend, Noka: Po talleni me shqiptarët, narkokryeministri e
Pamje nga seanca parlamentare

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot për një seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancës së datës 24 shtator 2025.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka kërkuar sot respektimin e Rregullores së Kuvendit dhe ndërprerjen e diskutimeve jashtë rendit të ditës, duke theksuar se seanca nuk mund të fillojë me debat mbi procesverbalin.

“Në seancë kam marrë fjalën dhe, bazuar në procesverbal, kujtoj që kam kërkuar respektimin e nenit 44, pika 2, të Rregullores.

Citoj se seanca fillon me miratimin e procesverbalit dhe pas miratimit, fjala u jepet vetëm deputetëve që kërkojnë të propozojnë korrigjim ose të saktësojnë mendimin e tyre.” Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë diskutantë që s’kanë dhënë asnjë informacion për fjalimin e tyre ‘historik’ të para disa ditëve. Për herë të parë po ndodh një precedent që s’ka ndodhur asnjëherë më parë.

Nuk ka pasur diskutime të kësaj natyre në rendin e ditës – diskutime të tilla bëhen pas miratimit të rendit të ditës.

Kemi pasur një diskutim të mirë në Konferencën e Kryetarëve, por deputetja nuk priti, por mori fjalën për procesverbalin. Pak durim, do të shkojmë te ajo pikë. Z. Kryetar, duhet t’i japim fund këtij procesi, s’mbahet mend të nisë Kuvendi me procesverbalin!”, tha Balla.

Gjatë seancës, deputeti i PD-së Flamur Noka u shpreh me tone të forta ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi, duke theksuar se nuk do të lejojnë që shqiptarët të mbeten pa informacion mbi programin e qeverisë.

“Nuk ndodh në asnjë vend të botës që qytetarët të mos dinë programin e qeverisë. Çfarë do të bëni ju?”, tha Noka.

Ai iu drejtua drejtpërdrejt Peleshit me fjalët: “Nuk je sufler që të ndërhysh tek çdo deputet.”

“Është e disata seancë, që kur ka filluar kjo legjislaturë që ju po talleni me këtë Kuvend dhe po talleni me shqiptarët. Shqiptarët nuk mund të rrinë para ekranit dhe të shikojnë seanca përçudnuese, 5 minutëshe që i zhvilloni ju, sa për të thënë që ka seancë, ndërkohë që ata presin që këtu kryeministri të flasë për programin e qeverisë. Të flasin këta narkoministra, këtu, pas narkokryeministrit dhe të ju flasin, të ju thonë shqiptarëve se, çfarë ka ndërmend të bëjnë. Shqiptarët presin që sot të diskutohet në këtë parlament, situata e nderë politike, ekonomike dhe sociale e shqiptarëve. Procesverbali, ndërkohë që ju keni 1 muaj që zhvilloni seancë pas seancë sa për të thënë.

Unë e kuptoj, ne e dimë këtu se ka një urrejtje të narkokryeministrit për këtë parlament. Ai ka vendosur me kohë që të bëjë gjithçka për ta zhbërë dhe për të i ulur peshën këtij parlamenti, sepse siç e keni edhe ju në projektin tuaj, ai kërkon të projektojë në Shqipëri, një republikë kryeministrore ku këta siç i shikon këtu të mos jenë ministra, por të jenë oborrtarë dhe këta të tjerët të gjithë të jenë ushtarë. Por ne këtu jemi për një axhendë tjetër. Ne jemi këtu për të përfaqësuar popullin opozitar dhe për të kërkuar llogari në emër të shqiptarëve, ju si grup mafioz që jeni…“

 

 


Video