Berisha: Rama u takua me narkoterroristë në Aruba, u kthye me një orë 400 mijë euroshe, me diamante e safirë

29 September 2025, 13:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Rama u takua me narkoterroristë në Aruba, u kthye me një
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me një takim të pretenduar në Aruba, të cilin ai e cilësoi si “flagrant dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare”.

Berisha deklaroi se ky takim është “dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupe narkoterroriste shqiptare dhe ndërkombëtare”, të shpallura sipas tij organizata terroriste nga SHBA.

“Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij. Ai po përpiqet ta arkivojë në harresë, por kjo nuk do të ndodhë,” tha Berisha para gazetarëve.

 Berisha tha se opozita është “totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë”, duke akuzuar Ramën se ka bërë marrëveshje me kartele të drogës për të shndërruar Shqipërinë në një parajsë për paratë e krimit.

Sipas tij, pas këtij takimi të supozuar, Rama është kthyer në Shqipëri me një orë luksoze 400 mijë euroshe, të zbukuruar me diamante dhe safirë. 

Berisha vijoi më tej duke e krahasuar rolin e kryeministrit shqiptar me atë të presidentit venezuelian Nicolas Maduro, duke thënë se Rama është bërë “kryetari i parë i një narkoshteti në Europë”.

Pjesë nga fjala e Berishës

Takimi i Arubës përcillet në heshtje varri nga Edi Rama dhe narkoministrat e tij.

Por, Aruba është dëshmia më flagrante ndërkombëtare e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të Edi Ramës me grupet terroriste të shpallura nga SHBA të narkoterroristëve shqiptare dhe ndërkombëtarë.

Edi Rama po bën gjithçka që ta arkivojë në harresë Arubën, por kjo nuk do mund të ndodhë.

Garantoj shqiptarët se opozita është totalisht e përkushtuar për transparencë të plotë, pasi në këtë takim, marrëveshja midis narkoqeverisë dhe narkoterroristëve, për të shndërruar Shqipërinë në parajsën e parave të tyre të krimit.

Nga ky takim, thuhet se Edi Rama u kthye me një orë 400 mijë euroshe, me diamante dhe safire të çmimeve më të larta.

Edi Rama nuk flet për takimin e Arubës sepse ky takim njëlloj si Maduron e Venezuelës, e shpall atë një kryetar të narkoshtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit.

Ne, PD, e cila ka qëndruar fuqishëm siç e dini ju që në fillim e gjer sot ka denoncuar pa ndërprerje narkoshtetin shqiptar, pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit, zëvendësimin e shtetit ligjor me shtetin e mafies, zëvendësimin e ekonomisë së tregut me narkoekonomi, largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, ndjehet e inkurajuar nga vendimet e fundit të presidentit Trump, i cili i shpalli kartelet e drogës si organizata terroriste.

Por dua të informoj shqiptarët se presidenti i Francës gjithashtu vendosi të përdorë ushtrinë, njësitë të saj të specializuara, kundër organizatave të krimit të organizuar.

Çfarë tregojnë këto? Këto tregojnë se kartelet e drogës dhe organizatat kriminale përbëjnë rrezik madhor për sigurinë e vendeve, sigurinë e rajoneve, rrezik madhor për paqen dhe sigurinë në botë.


Video