Berisha pranon se në primaret e PD-së kanë votuar edhe socialistë: Por nuk kanë ndikuar...

4 December 2022, 23:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha pranon se në primaret e PD-së kanë votuar edhe
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sonte nga selia blu se nuk ka pasur asnjë kandidat nga Sali Berisha dhe kryesia e PD-së.

Berisha shtoi se komisioni  zgjedhor ka bërë një punë shumë të mirë me listat e votuesve dhe se nuk e di nëse ka pasur emra socialistësh në lista. Ndërkohë që shtoi se nuk përjashtohet mundësia që ndonjë socialist të ketë votuar, por që sipas tij nuk ka ndikuar.

“Në mënyrë absolute nuk ka pasur asnjë kandidat nga Sali Berisha dhe kryesia e PD-së. Se çfarë kanë kuptuar ata kandidatë unë nuk e di se cila është. Ky komision ka bërë një punë të jashtë zakonshme me listat. A ka pasur emra socialistë në ato lista unë nuk e vë dorën në zjarr.

Ne jemi kjo shoqëri që jemi. Kandidati mund të ketë njohje dhe miq socialistë dhe i fton që ta votojnë në PD dhe zgjedhje të përgjithshme. A kanë qenë një problem këto raste? Jo nuk kanë qenë problem. Mund të ketë ndodhur, por nuk ka ndikuar. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë socialist të ketë votuar, por jo nga Rilindja”.

Ndërkohë, Berisha foli sërish për protestën e 6 dhjetorit, duke përsëritur edhe njëherë tjetër se Bulevardi i takon protestuesve. Ai theksoi se “Rama ka frikë se protestuesit do t’i futen në kryeministri dhe do ta damkosin përpara Europës”.

“Do të vazhdojë fushata dhe protesta. Protesta do të jetë historike. Ftoj të gjithë anëtarët e PD, por edhe socialistët e ndershëm që të dalin në protestë.

Rama, Balluku, Çuçi e trajtuan protestën e opozitën, kjo tregon se ajo protestë është jetike për të ngritur zërin para Europës dhe Botës. Çuçi, pasardhës i një xhelati. Të duket e largët ora e protestës. Çuçi i drogës, Rama dhe Balluku janë mafie, ne jemi shqiptarët e vërtetë.

Bulevardi nuk ka asgjë të përbashkët me zonën e sigurisë. Zona e sigurisë ekziston, por jo aty ku thotë Rama. Është një tmerr i tij. Ai ka frikë se protestuesit do t’i futen në kryeministri dhe do ta damkosin përpara Europës. Bulevardi është i protestuesve, të cilët kanë parasysh që siguria e miqve nuk vihet në diskutim”, u shpreh Berisha.


Video