Rikonfirmohet Bardh Spahia në Shkodër, deputeti Zef Hila do lërë mandatin, detaji pikant në Pogradec

4 December 2022, 19:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rikonfirmohet Bardh Spahia në Shkodër, deputeti Zef Hila do
Pamje nga votimet ne PD

Ka përfunduar procesi i numërimit në disa prej bashkive ku është votuar në primaret e PD.

Bardh Spahia është konfirmuar sërish si kandidat i PD në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në tre qendra votimi në Shkodër, Spahia mori 1386 vota pro, 6 kundër, ndërsa 5 rezultuan të pavlefshme.

Pjesëmarrja totale në Shkodër është 1397 votues, nga mbi 4 mijë me të drejtë vote.

Në Vaun e Dejës morën pjesë 856 votues, ku deputeti Zef Hila mori 722 vota duke u konfirmuar si fitues i primareve dhe kandidat për bashkinë. Rivali i tij Kol Shaba mori 142 vota.

Deputeti Hila ka konfirmuar për mediat se ta dorëzojë mandatin për të garuar në zgjedhjet lokale të 14 majit për Bashkinë e Vaut të Dejës.

Ndërsa në disa bashki fituesi i primareve të PD është shpallur me një diferencë të madhe votash apo ka qenë një kandidat i vetëm, e kundërta ka ndodhur në këtë garë në bashkinë e Pogradecit.

Mësohet se kandidati i PD-së në zgjedhjet e 14 majit do të jetë Zini Tollozhina, i cili ka arritur të fitojë me vetëm 2 vota diferencë ndaj Oligert Muçllarit.

Bëhet e ditur Tollozhina ka marrë 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qenë e hapur deri në votat e fundit. Zini Tollozhina ka qenë ish-kryetar dege i PD-së Pogradec në vitet 94-97.


Video