Berisha krah Bardh Spahisë dhe Voltana Ademit: PD këto 8 vite ka pasur në krye një burrë të dobët

15 February 2022, 11:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha krah Bardh Spahisë dhe Voltana Ademit: PD këto 8 vite ka pasur
Sali Berisha, Voltana Ademi dhe Bardh Spahia

Ish-kryeministri Berisha deklaroi gjatë një takimi me fermerët në zonën Ana e Malit në Shkodër se këto zgjedhje janë të përmasave kombëtare dhe jo vetëm lokale. Në krah të kandidatit Bardh Spahia dhe kryebashkiakes në detyrë Voltana Ademi, Berisha tha se Basha është një njeri fals që dëmton PD.

"Njeriu fals jo vetëm nuk vlen por edhe dëmton. Ne duhet t’i japim një mesazh të gjithë shqiptarëve kundër qeverisë së Edi Ramës dhe rrëzimin e këtij shteti për të cilin interesat e qytetarëve nuk ekzistojnë. Ata që janë në protesta dhe terror në rrugët e Tiranës janë absolutisht të ligjshëm. Jo vetëm me ligjet tona por me ligjet e çdo vendi demokratik. Qeveria sillet si pushtuese dhe jo si një qeveri që trajton qytetarin me dinjitet”, tha Berisha

Berisha gjatë takimit me qytetarët e shkodrës u shpreh se në këto tetë vite PD ka pasur në krye një burrë të dobët që nuk u bë lider asnjëherë pasi nuk di si të udhëheqë.

“PD këto 8 vite ka pasur në krye një burrë të dobët në të gjitha aspektet. Ai nuk u bë lider ndonjëherë. Ai nuk fiton pasi nuk di si udhëhiqet. Të gjithë shqiptarët po t’i pyesësh çfarë është, është lider i dobët. Plus standardin e ulët që ka treguar në këto muaj si politikan", u shpreh Berisha.

 


Video