Kë të besojmë? Metën kritik ndaj gjendjes ekonomike, Metën që propozon Gent Sejkon

14 February 2022, 20:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kë të besojmë? Metën kritik ndaj gjendjes ekonomike,

Pothuajse në të gjitha daljet e tij publike e mediatike, të paktën prej 2019-s, Presidenti Ilir Meta flet shpesh për gjendjen ekonomike të vendit, shpopullimin, vrasjen e shpresës për të rinjtë, korrupsionin e shpërdorimin galopant të fondeve publike, e papunësinë sipas tij.

Këndvështrimi i Metës për gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit është i errët. E nisur nga ky këndvështrim pakkush priste që Meta të propozonte sërish Gent Sejkon për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë.

Sejko dhe raportet periodike të gjendjes ekonomike financiare të vendit në rastin më të mirë kanë përdorur pambukun për të kritikuar qeverinë, ndërsa në rastet e tjera kanë qenë thuajse në një linjë me raportet e parashikimet e Ministrisë së Financave.

Këto qëndrime krejt të kundërta të Metës me Sejkon nuk përputhen me vendimin e Presidentit për ta propozuar atë në një mandat të dytë për Guvernator. Logjikisht me këtë vendim Meta ose pohon tërthorazi se gjendja e ekonomisë e financave të vendit nuk është ashtu siç deklaron ai publikisht, ose Gent Sejko është pjesë e një “pazari” më të madh mes tij dhe Ramës, në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video